Toni Kroos pranoi se iu desh shumë kohë që Karim Benzema ta bënte të harronte 50 golat që Cristiano Ronaldo shënoi në një sezon te Real Madrid.
“Nuk ishte e lehtë për Benzemën të përmirësohej. Duhen tetë sezone për të luajtur role të ndryshme, jo në pozicione të tjera, por me punë të ndryshme. Cristiano Ronaldo shënoi 50 gola në sezon dhe në të majtë ishte Gareth Bale në vitet e tij më të mira. Këto dy shtylla kanë rënë. Erdhën të tjerë si Vinicius dhe Rodrygo, të cilët po evoluojnë shumë mirë, por ne nuk arritëm t’i mbushnim 50 golat e Ronaldos me vetëm një lojtar, derisa tani Benzema ka arritur ta marrë në mënyrë perfekte atë rol”, ka folur mesfushori gjerman në një prononcim për ZDF.
Lojtari gjerman analizoi finalen e Ligës së Kampionëve: “Sinqerisht mendoj se Liverpool është një skuadër më e mirë se në vitin 2018. Ata mbajtën lojtarët e tyre më të mirë dhe nënshkruan me disa të tjerë”. /albeu.com/