“Krisje” te Franca pak para Euro 2020, komentet e Giroud nuk pranohen nga Mbappe

Pak ditë para fillimit të Kampionatit Europian EURO20, kanë filluar disa probleme të vogla te kampi i Francës.

Ashtu siç raporton L’Equipe, Mbappe është tejet i zemëruar me disa komente të sulmuesit, Olivier Giroud.

Giroud të martën pasi shënoi dy gola kundër Bullgarisë, bëri një koment që ka prekur yllin e PSG-së.

Ai tha: “Ndonjëherë ju vraponi dhe topi nuk arrin te ju. Mendoj se ne duhet të kemi një lidhje më të ngushtë. Duhet ta gjejmë njëri-tjetrin, kaq e thjeshtë”.

Pas kësaj deklarate, Mbappe thuhet se ka kërkuar të paraqitej në konferencë për shtyp për ta bërë një deklaratë.

Aventurën në EURO20, Franca e nis të martën më 15 qershor dhe luan kundër Kombëtares së Gjermanisë.


Shtuar 10.06.2021 09:14