Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Hungarisë, Paçarada në dyshim për nesër

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Hungarinë, që do të zhvillohet nesër mbrëma në Budapest.

“Dardanët” stërvitën në stadiumin “Puskas Arena”, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja, shkruan Gazeta Express.

Të lidhura

None found

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njoftoi se “për shkak të lëndimit në stërvitje mungoi Leart Paçarada, paraqitja e të cilit mbetet në dyshim për ndeshjen e nesërme”.

FFK gjithashtu shkroi se “Dardanët janë të përgatitur e motivuar maksimalisht për këtë përballje” dhe se “atmosfera në grup është tejet pozitive”.

Ndeshja mes Hungarisë dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 19:00.


Shtuar 25.03.2024 19:57