Shkak Berisha! Plas debati i ashpër mes demokratëve, Noka-Bashës: I ngule thikën pas shpine!

Nuk ka kaluar pa debate të forta, mbledhja e grupit parlamentar të PD në selinë blu.

Mësohet se ka qenë deputeti Flamur Noka, ai që është përplasur me kryedemokratin Lulzim Basha, duke i kërkuar shpjegime lidhur me vendimin që ka marrë për përjashtimin e Sali Berishës.

Po ashtu, deputeti Noka e ka bërë përgjegjës Bashën në atë që ai e quan “ngulje thike pas shpine ndaj Sali Berishës”.

Ndërkohë që Basha e ka hedhur poshtë akuzën, duke përsëritur se ai ishte vendimi më i vështirë që kishte marrë prej kohësh.

DEBATI NË MBLEDHJE:  

Noka: T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time.

Kryesorja është që t’i japim zgjidhje çështjes Berisha dhe më pas vendosim për komisionet dhe strategjinë në parlament.

Basha: Mos thoni gjysëm të vërteta, kam thënë vendimi më i vështirë që kam marrë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.09.2021 15:44