Konfirmohet edhe nga qeveria, ndeshjet e fundit të kampionatit do të luhen me tifozë
Liverpooli do të mirëprisë 10 mijë tifozë në “Anfield Road” në ndeshjen e fundit të PremierLeague kundër Crystal Palace të dielën e 23 majit.
Ndërkohë që rivalët e tyre të Evertonit do të mund të përshëndeten me 6500 spektatore të tyre në “Goodison Park”, në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Wolves e spotuar të mërkurën më datë 9 maj.
Premier Liga vendosi ta riorganizonte javën e saj të parafundit në mesjavë, në mënyrë që të gjitha klubet të kishin mundësi që ta luajnë një ndeshje me tifozë në stadiumet e tyre këtë sezon.
Lajmin e hapjes së dyerve të studimeve në Angli e konfirmoi përmes një konference ditën e djeshme edhe kryeministri Boris Johnson.
Stadiumet do të rihapin dyert duke nisur nga data 17 maj dhe klubeve të Premier Ligës do t’u lejohen që të kenë në stadiume deri në 10 mijë spektatorë