Kombëtares shqiptare i rikthehet futbollisti i rëndësishëm për ndeshjet e marsit

Silvinjo ka ardhur si trajneri i ri i Shqipërisë dhe një prej ndryshimeve të tij kryesore te Kombëtarja do të jetë skema. Pas 3-5-2-shit të Rejës, kuqezinjtë pritet të kthehen sërish me 4 në mbrojtje pasi skema e preferuar e brazilianit është 4-2-3-1.

Me ndeshjen kundër Polonisë që afron gjithmonë e më tepër, tifozët e Kombëtares mund të gjejnë pak qetësi. Kjo pasi Berat Gjimshiti është kthyer të luajë sërish në nivelin e lartë me Atalantën pasi u la në stol për ndeshje me radhë nga trajneri Gasperini.

Gjimshitit pritet t’i bashkohet edhe Ardian Ismajli. Ky i fundit ka kaluar një dëmtim, por ka zhvilluar sezonin më të mirë në Serinë A me Empolin.

E parë në këto kushte ulja e Marash Kumbullës në stol nisur nga performancat e tij në klub duket e pashmangshme.


Shtuar 14.02.2023 14:59