Trajneri i Barcelonës, Ronaldo Koeman ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Levanten, ku u pyet edhe për të ardhmen e tij.
Holandezi nuk e vuri në dyshim duke u shprehur se ai do të jetë trajner i Barelonës të paktën edhe vitin e ardhshëm.
“Presidenti më ka dhënë besimin nga dita e parë”, tha ai.
“Nuk preokupohem, kam një kontratë për dy sezone dhe shoh vetën si trajner i Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm”, tha Koeman.
“Kemi rënë dakord me presidentin për të folur në fund të këtij sezoni. Tani më i rëndësishëm është ky kampionat sesa e ardhmja e ime”, përfundoi Ronald Koeman.