Klubi madrilen nuk heq dorë nga Manaj, ja sa milionë euro kërkon Barcelona për shqiptarin

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, është në listën e dëshirave të Getafes, që është duke bërë çdo përpjekje për ta pasur shqiptarin në skuadër.

Nga raportimet e fundit që vijnë nga Spanja bëhet me dije se klubi madrilen ka nisur bisedimet me Barcelonën, teksa katalanasit i ka vënë edhe çmimin sulmuesit të Shqipërisë.

Për Manajn Barcelona kërkon 2 milionë euro teksa mbetet të shihet nëse Getafe është në gjendje ta ofrojë këtë shifër. Vlen të theksohet fakti se Manaj së fundmi ishte pjesë e Specias në Serinë A, ku luajti 30 ndeshje dhe shënoi 5 gola.


Shtuar 3.07.2022 21:22

Tags: