“Proces stalinist”, Sali Berisha reagon ndaj gjyqit për Ervin Salianjin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjyqin nda deputetit të PD, Ervin Salianji që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se ky gjyq është një proces i mirëfilltë stalinist.

Në reagimin e tij, Berisha thotë se denoncimi i deputetit Salianji “detyroi Fatmir Xhafajn të shpëtojë vëllain nga hetimi për trafiqet qe drejtonte nga Vlora ta dorëzoje ate me procedure te rrufeshme ne Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai”.

Reagimi i Sali Berishës

Rikthehen proceset staliniste!

Miq, deputeti Ervin Salianji del neser para gjyqit ne nje proces te mirefillte stalinist. Ai shkon ne babalen e te akuzuarit sepse denoncoi Geron-Agron Xhafen te denuar 7 vjet si kryetar i rrjetit te trafikut te droges te Bolonjes me Venezuelen dhe i kerkuar.

Ai vazhdonte prej vitesh i qete dhe i mbrojtur nga vellacko Fatmiri, minister dhe Edvini, veprat e tij te zeza sipas hetimit te gazetarit te pavarur.

Denoncimi i deputetit Salianji detyroi Fatmirin per te shpetuar vellain nga hetimi per trafiqet qe drejtonte nga Vlora ta dorezoje ate me procedure te rrufeshme ne Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai.

Ne nje akt te turpshem dhe skandaloz Deputeti Ervin Salianji akuzohet nga klani i droges Xhafa per shpifje sepse ai denoncoi publikisht mbrojtjen nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa te trafikantit Agron Geron Xhafa ne kerkim si denuar ne Itali per trafik nderkombetar droge dhe per faktin Ervini me guxim beri publik investigimin e gazetarit qe provonte se Geroni vazhdonte organizimin e trafikut te droges.

Akuzat kunder tij u montuan nga deshmitare te rreme, nga bashkepuntore te ngushte te krimit ne krye te policise Ardi Veliu, Albert Nushi dhe Andon Marko me ndihmen e trafikantve ne Sherbimin informativ.

Te dashur miq, ky proces i turpshem te pashembullt ne 30 vite ne shkalle te pare ju besua anetarit te bandes se Lushnjes, Artan Gjermeni, i cili zbatoi urdherat qe mori nga Xhafa-Rama. Kurse ne apel, çeshtja ju besua gjykateses Sadushi, te shoqin e te ciles  e lidh nje miqesi e njohur dhe fort e dyshimte me Fatmir Xhafen dhe klanin e tij.

Denoj me ashpersine me te madhe procesin e montuar politik stalinist te klanit Xhafa kunder deputetit Salianji dhe i bej thirrje Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, Parlamentit Europian, Unionit Parlamentar Nderkombetar, Asamblese Parlamentare te OSBE te nderhyjne kunder ketij procesi te turpshem politik te klaneve te droges me pushtet qe duan te denojne deputetin Salianji si hakmarrje per denoncimin e tij te guximshem./albeu.com