Klubi legjendar rus nis kontaktet me Muriqin

Klubi legjendar rus, CSKA Moskow është ka piketuar  Vedat Muriqin dhe kanë nisur bisedimet me klubin italian.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, CSKA e Moskës ka shprehur interesimin e tyre për Muriqin dhe kanë hapur bisedimet me Lazion, duke shpresuar të gjejnë një marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar të këtij muaji.

Shumë klube angleze janë gjithashtu të interesuara për sulmuesin kosovar, duke përfshirë Leeds United, West Brom dhe Hull City, kështu që duket tepër e mundshme që lojtari të largohet nga Roma.


Shtuar 14.01.2022 21:37