“I kanë vjedhur një nuskë”, Këlliçi i përgjigjet Bardhit: Të paktën s’më ka humbur qeni

Deputeti Belind Këlliçi i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhit, i cili është shprehur se ish-kryetarit të Forumit Rinor të PD i kanë marrë nga zyra një nuskë dhe jo laptop siç pretendon ai.

Nga studioja e “Radarit Informativ” në Abc Këlliçi tha se kjo deklaratë e Bardhit është për të banalizuar një ngjarje që ai ka denoncuar. Por deputeti nuk e lë me kaq përgjigjen.

“Kjo është për të banalizuar një ngjarje që unë e kam denoncuar. Edhe nëse më ka humbur ndonjë nuskë, të paktën qeni s’më ka humbur, nuk kam paditur njeri që më ka vjedhur qenin. T’i lëmë banalitetet. Duan ta fusin diskutimin në banalitet”, shtoi Këlliçi.

Këlliçi denoncoi më herët para mediave se zyra e tij është bastisur 13 dhjetor, ndërsa akuzoi se i janë vjedhur sende personale si një laptop, hard-disku dhe USB./abcnews.al


Shtuar 14.01.2022 21:28