Klubi dhe Kombëtarja, Benzema: Nuk e shoh Realin pa Zidane, do iu tregojmë të gjithëve pse jemi kampion të Botës

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema dha një intervistë të plotë për “L’Equipe”, ku bisedoi për rikthimin te Kombëtarja e Francës, por gjithashtu për klubin spanjoll dhe të ardhmen e Zinedine Zidane.

Tekniku francez është i lidhur me largimin, sidoqoftë Benzema nuk mendon se ky i fundit do largohet.

 luash me Griezmann dhe Mbappe dhe jo me Vinicius ose Mariano?

“Do jetë ndryshe sepse nuk janë lojtarë të njëjtë. Por, unë adaptohem me të gjithë. Futbolli është për adaptim. Duhet të analizosh karakteristikat e secilit lojtarë. Mbappe ka rol ndryshe nga Griezmann, që është ndryshe nga Giroud, Dembele ose Coman. Të gjithë janë ndryshe”.

Do të eklipsojë Griezmann ose Mbappe?

“Jo, nuk kam ardhur këtu të jemi hija e askujt ose t’ia zë vendin ndonjërit. Ata e dinë çfarë është të fitosh. Erdha të sjellë kualitetin tim te Franca”.

A frikësohet nëse fajësohet për rezultatet e dobëta te Francës?

“Jo, nuk mund të imagjinojë ndonjë skenar. Shikojeni skuadrën e Francës, janë kampion të Botës dhe nënkampion të Evropës. Kemi besim të plotë se do tregojmë se jemi kampion të Botës”

Ky edicion në Madrid?

“Nuk pranoj të them se është faji i grupit sepse kishim rreth 60 lëndime. Në asnjë pikë nuk ishim në gjendje të luajmë me të gjithë lojtarët tanë. Ka qenë një sezon i vështirë. Por, arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe luftuam deri në fund për La Liga. Mund t’i fitonim, por i humbëm”.

Mbështetja e Zidane dhe vazhdimësia e tij?

“Zizou gjithmonë ka qenë i sinqertë me mua. E respektoj shumë sepse është i drejtpërdrejt me mua. Me jep shumë besim në fushë. Deri me tani, Zidane është trajner i Real Madridit. Nuk e shoh të larguar. Nuk do largohet, do ta shihni. Nëse largohet, largohet, por për momentin nuk e shoh Realin pa Zidane”.

Rikthimi i mundshëm te Lyon?

“Për momentin, nuk dua të rikthehem. Nuk është koha të rikthehem. Tani është koha të luajë për Realin, gjë që është ndryshe”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Reali në javët në vijim do nis negociatat që të rinovojë kontratën e Benzemas deri në vitin 2023.


Shtuar 25.05.2021 10:25