365 kg “mall”, detajet nga aksioni i policisë për shkatërrimin e kartelit kolumbiano-shqiptar

Një kartel droge që vepronte në Catania, i përbërë nga dy grupe kriminale, kolumbianë dhe shqiptarëve është shkatërruar nga policia.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një sasi prej 365 kg marijuanë dhe kokainë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Cocorito” i cili u zhvillua nga polica ekonomike dhe financiare e Catanias u arrestuan 13 persona.

Arrestimet u bënë me një urdhër-ndalimi të lëshuar nga Gjykata me kërkesë të drejtorisë Anti-Mafia të Catanias për veprën kriminale që synonte synonte trafikimin dhe shitjen e drogës.


Shtuar 25.05.2021 10:23