Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, më në fund ka shpjeguar arsyen pse ai qëndron në qendër të fushës para fillimit të çdo ndeshjeje dhe i shikon në heshtje lojtarët e skuadrës kundërshtare teksa ngrohen.
Ndryshe nga të gjithë trajnerët e tjerë që janë të pranishëm me lojtarët e tyre pikërisht para fillimit të ndeshjes, kjo nuk ndodh me Klopp.
Të lidhura
None found
Tekniku gjerman qëndron gjithmonë në qendër të fushës dhe vëzhgon në heshtje se si po bëjnë përgatitjet e fundit para ndeshjes kundërshtarët.
Kjo është ajo që e bëri Kloppin ndër të tjera të dallohet, por shumë futbollistë duken të frikësuar për këtë.
Ylli i Evertonit, James Tarkowski pranoi se kjo e frikëson atë dhe ish-portieri Ben Foster konfirmoi fjalët e tij.
“Qëndrimi i Klopp në mesin e fushës më shqetëson mua sepse unë ngrohem afër mesit të fushës. Gjithmonë mendoj të mos gaboj në ngrohje sepse kam frikën që Klopp do të hyjë menjëherë në dhomën e zhveshjes dhe do të thotë që Tarkowski po bën gabime, mos e fut në lojë”.
Sidoqoftë, Klopp tha se këtë nuk e bën për t’i frikësuar kundërshtarët, por e bënë për qëllime taktike.
“Jo, nuk e dija që po i frikësoja dhe nuk e bëj për këtë. E bëj që të identifikoj disa gjëra teknike dhe taktike para ndeshjes. Sepse ndonjëherë luajmë kundër skuadrave që vendosin formacionin e duhur dhe pozicionet e lojtarëve në fushë gjatë ngrohjes”.
“Ndonjëherë shoh sesi ata vendosin mbrojtësin e majtë dhe të djathtë në ngrohje. Kjo më jep një mundësi që unë t’u kushtoj vëmendje atyre gjatë lojës”, shpjegoi Klopp. /Telegrafi/
Jurgen Klopp is staring at the #THFC warm-up. pic.twitter.com/ia9gv86GT2
— The Spurs Web (@thespursweb) May 7, 2022
