Klopp i fiksuar pas yllit Brazilian të Realit, Liverpooli bën gati 80 milion euro

Liverpool nuk kreu asnjë përforcim në merkaton e verës, kjo edhe prej faktit që Jurgen Klopp ka një kontingjent të pasur lojtarësh në dispozicion.

Gjithsesi, “The Reds” po garojnë në dy fronte: Premier League dhe Champions League, dhe dhuratat nga merkato janë gjithmonë të mirëpritura.

Jurgen Klopp ka nevojë për një sulmues anësor dhe i preferuari i teknikut gjerman është Rodrygo, 20-vjeçari i Real Madrid.

2 gola dhe 3 asiste numëron këtë sezon lojtari brazilian, i cili ka veshur 3 herë fanellën e kombëtares së vendit të tij.

Mediat angleze shkruajnë se “Los Blancos” kërkojnë 80 milionë euro për të lënë të lirë Rodrygo, shumë që Liverpool është gati ta paguajë.


Shtuar 12.12.2021 19:38