Interesi i FSG-së për shitjen e Liverpool-it hapi mundësinë që një shtet i Lindjes së Mesme ta blejë klubin, siç ka ndodhur tashmë me PSG-në, Newcastle-n dhe Manchester City-n.
Ndërsa një pjesë e tifozëve të Liverpool pranojnë se do të jenë të kënaqur me paratë e naftës që do të derdhen në klub, pyetja e madhe mbetet nëse Jurgen Klopp do ta pranojë atë.
Trajneri ka kritikuar më parë Manchester City, PSG-në dhe Newcastle për shpenzimin e parave sa të duan.
Gazetari i Athletic, Matt Slater beson se gjermani do të largohet nga Liverpool në rast të një marrjeje nga shteti i naftës.
“Edhe nëse e blejnë Liverpoolin, a është kjo ajo që duan tifozët e Liverpool-it?”
Do të jetë e vështirë të shihet nëse ai do të qëndrojë këtu. /G.D albeu.com/