Trump i beson Jay Clayton drejtimin e task-forcës për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump ka caktuar Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, në krye të një grupi pune të Shtëpisë së Bardhë të përqendruar te inteligjenca artificiale (IA).

Të lidhura

None found

Clayton, i cili mori detyrën si drejtues i Inteligjencës Kombëtare në gusht, do të udhëheqë një task-forcë që pritet të dorëzojë brenda 120 ditësh një raport mbi mundësitë dhe rreziqet që shoqërojnë zhvillimin e IA-së, raportoi Wall Street Journal.

Ai e ka quajtur këtë strukturë “Forcë Super Inteligjence”, duke shpjeguar se synimi është ruajtja e epërsisë së Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e inteligjencës artificiale, krahas mbrojtjes së interesave amerikane.

Sipas Clayton, SHBA-ja përballet me një rrezik të madh nëse nuk arrin të jetë vendi i parë në zhvillimin e teknologjive të avancuara të inteligjencës artificiale.

Një nga përgjegjësitë e task-forcës do të jetë edhe hartimi i propozimeve për t’u përballur me kërcënimet që IA-ja mund t’i shkaktojë shoqërisë. Megjithatë, administrata Trump kërkon të shmangë rregullat e tepërta dhe atë që e quan “kapje rregullatore”, pasi këto mund të frenojnë inovacionin dhe konkurrencën.

Zyrtarë të cituar nga Wall Street Journal bëjnë me dije se menaxhimi i pjesës më të madhe të rreziqeve të inteligjencës artificiale pritet t’i lihet industrisë. Qeveria, ndërkohë, do të bashkëpunojë me kompanitë që veprojnë në këtë fushë.

Siguria e IA-së ka zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në debatin publik në Shtetet e Bashkuara. Disa studiues kanë paralajmëruar për pasojat e mundshme të zhvillimit të teknologjive gjithnjë e më të avancuara, ndërsa ligjvënës demokratë dhe republikanë kanë kërkuar marrjen e masave.

Trump ka shprehur skepticizëm ndaj një rregullimi të fortë të inteligjencës artificiale. Sipas tij, mbikëqyrja e tepruar mund të dëmtojë aftësinë e SHBA-së për të garuar me Kinën në këtë sektor strategjik.

Në përbërje të grupit të punës pritet të jenë edhe Zëvendëspresidenti J.D. Vance, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe Shefja e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles.


Shtuar më 4.10.2026 10:33

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetbetparkesbetjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbet girişMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişjojobet girişbahsegeljojobet girişMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbet