Kjo ndeshje ka qënë e trukuar në Serbi? E shënjestron UEFA (VIDEO)

UEFA ka shënuar një tjetër ndeshje të Superligës së Serbisë si të dyshimtë, sipas Sports Club. Kjo është ndeshja e javës së 30 mes  Radnik dhe Novi Pazar, e luajtur më 11 prill të këtij viti.

Vendasit fituan 2-0 me golat në minutën e 10-të dhe të 35-të. Megjithatë, shërbimet e specializuara të monitorimit të basteve, të lidhura drejtpërdrejt me UEFA-n, vunë re pagesa të mëdha për fitoren e vendasve.

Për ngjarjen është informuar Federata e Futbollit të Serbisë dhe drejtuesit kanë marrë në pyetje disa lojtarë.

Gjobat mund të jenë financiare, por edhe zbritje pikësh. Nëse vërtetohet fajësia e njërit prej futbollistëve, është i mundur një dënim afatgjatë. /albeu.com/

Shtuar 26.04.2022 10:21