Kjo është oferta e Southampton për Brojën

Southampton raportohet se është i gatshëm të ofrojë ndërmjet 23 dhe 25 ​​milionë funte për të huazuarin e Chelsea, Armando Broja.

Bisedimet janë zhvilluar mes dy klubeve këtë muaj, pasi “shenjtorët” kërkojnë që Chelsea të mos shfaq interesim për sulmuesin shqiptar në merkaton verore.

Nëse Chelsea do ta pranonte këtë propozim, Southampton do të duhej të pajtohej me një klauzolë kthimi të futur në marrëveshje, por negociatat nuk kanë arritur ende në këtë fazë sepse “Blutë” e Londrës nuk janë duke u ngutur.

Për sulmuesin shqiptar kanë shfaqur interesim në ditët e fundit edhe West Ham dhe Newcastle United, me këta të fundit që sipas “Tuttomercatoweb” kanë shprehur gatishmëri që të paguajnë 40 milionë euro.

Broja ëndërron për të luajtur rregullisht për Chelsea, por e di se kjo nuk është e garantuar. Ai është i hapur për të zgjatur qëndrimin e tij te Southampton. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 18:16