Kjaer: Milan është klubi ideal për të mbyllur karrierën

Mbrojtësi danez i Milan-it, Simon Kjaer ka deklaruar se dëshira e tij është që të mbyllë karrierën tek Milan.

Muajin e kaluar Kjaer rinovoi kontratën me klubin kuqezi duke e zgjatur me dy vite.

“ E vlerësova, edhe sepse politika e Milanit është që të rinovojë për vetëm një vit me lojtarë më të vjetër se 30 vjeç. Ky është sinjali më i mirë që klubi mund të më japë. Nuk do ta ndryshoja karrierën time, ose ndoshta po, mund të kisha luajtur për Milanin për 15 vjet. Ndoshta mund ta mbyll karrierën këtu”.

“Nuk ka asnjë vend tjetër ku do të doja të isha. Gjithçka më përshtatet në mënyrë të përkryer: shokët e skuadrës, trajneri dhe stili ynë i lojës”.

“Është klubi perfekt për mua. Djemtë e mi dhe gruaja ime janë të lumtur në Milano”, përfundoi danezi./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2021 16:48

Tags: ,