Kjaer: Nuk kam pësuar kurrë një dëmtim kaq të rëndë

Në intervistën për “Sportweek”, Simon Kjaer foli për dëmtimin e tij të rëndë në gju që e mbajti jashtë për pjesën më të madhe të sezonit ta kaluar.

“Nuk kisha pësuar kurrë një dëmtim kaq të rëndë dhe për herë të parë në karrierën time më duhej të përballesha me një periudhë në të cilën do të duhej të punoja i veçuar larg grupit. Nëna ime më tha që të bëhesha një vetmitar, një nga ata që jetojnë në pyll, i ndarë nga gjithçka dhe nga të gjithë. Unë u ndjeva ashtu. Shoqëria ishte afër meje, shokët e ekipit më shkruanin gjithmonë, por në fund isha unë që duhej të ngrihesha në 8 të mëngjesit çdo ditë për të punuar deri në 8 të mbrëmjes me terapi intensive dhe ushtrime me fizioterapistin.

Kështu që thashë me veten, nëse do të dukem si vetmitar, do ta pres mjekrën vetëm kur të kthehem të stërvitem me Milanin”, është shprehur mbrojtësi danez./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.08.2022 10:35