Sot ishte radha e Briken Caljes për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokios. Peshëngritësi nga Elbasani garoi në stilin e shkëputjes.
31-vjeçari e mbylli garën me 151 kg, duke mbetur jashtë zonës së medaljeve. Calja dështoi në provën e parë, duke mos ngritur peshën 151 kg.
Në rastin e dytë ia doli me sukses në 151 kg, teksa në provën e tretë provoi 155 kg. Tentativë e pasuksesshëm dhe Calja e mbylli në vend të shtatë.
Medalja e artë u fitua nga kinezi Shi Zhiyong, i cili ngriti 166 kg në stilin e shkëputjes, duke vendosur rekord olimpik, teksa për 2 kg më shumë do të vendoste rekord botëror.