Këto janë transferimet e mundshme të Sarrit te Lazio

Trajneri Maurizio Sarri duket afër marrëveshjes me ekipin e Lazios.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Sarri është afër nënshkrimit me Lazion, dhe tashmë ka filluar të mendojë për transferimet që do ti bëjë gjatë afatit kalimtar të verës.

Tre futbollistë shqiptarë janë në listën e preferuar të Sarrit për sezonin e ardhshëm: Elseid Hysaj, Milot Rashica dhe Xherdan Shaqiri, ai po mendon edhe për futbollistë të tjerë me përvojë si: Lucas Torreira, Jorome Boateng e Nikola Maksimovic.

Me këta emra duket se Sarri do ta ketë si objektiv kryesor ta inkuadrojë Lazion në ‘Top Katërshe” sezonin e ardhshëm.


Shtuar 7.06.2021 10:22