Leo Messi është fitues aktual i këtij çmimi.
Vitin e kaluar nuk u dha çmimi i “Topit të Artë” për shkak të pandemisë së COVID-19.
Sipas “L’Equipe, këtë vit do të dhurohen dy topa të artë më 5 dhjetor kur mbahet ceremonia në Paris.
Robert Lewandowski pritet të marrë “Topin e Artë” për vitin 2020, kurse Leo Messi pritet të marrë këtë çmim për vitin 2021.
Do të jetë kjo hera e parë që ndahen dy topa të artë në ceremoninë që do ta organizojë France Football.