Kërkon ta bëjë Manchesterin si kombëtarja holandeze, Ten Hag dëshiron yllin e Barçës

Erik ten Hag duket i “dashuruar” me lojtarët holandez, të cilët vazhdimisht kërkon t’i ketë nën urdhrat e tij.

Këtë herë në radarët e Manchester United ka përfunduar futbollisti i Barcelonës. Bëhet fjalë për Memphis Depay, e ardhmja e të cilit në “Camp Nou” nuk është e sigurt.

Me transferimin e Robert Lewandowskit e Raphinhas dhe me rinovimin e Ousman Dembele, katalansit janë të “mbingopur” me sulmues.

Depay pritet të jetë i sakrifikuari i madh në këtë repart dhe në këtë situatë kërkon të përfitojë Ten Hag, pasi dëshiron transferimin e holandezit në “Old Trafford”.

Barcelona është gati të pranojë një ofertë prej 20 milionë euro për ta lënë të lirë holandezin që ka kontratë me klubin deri në verën e vitit të ardhshëm.

Interesim për 28-vjeçarin kanë shprehur edhe skuadrat tjera angleze si Everton, Newcastle United, West Ham dhe Tottenham Hotspur.

Depay qëndroi një vit e gjysmë te Manchester United nga vera e vitit 2015 deri në janarin e vitit 2017./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.07.2022 07:52