Sipas gazetave spanjolle, Juventusi i ka ofruar Memphis Depay një pagë të madhe dhe Barcelona nuk do të përfshihet në luftë me klubin italian me ndonjë ofertë më të madhe.
Depay është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Olympique Lyonnais ka skaduar.
Të lidhura
None found
Ai ishte pritur të bashkohej me Barcelonën, veçanërisht pasi trajneri është Ronald Koeman, por negociatat kanë ngecur.
Mundo Deportivo shkruan se oferta e Juventusit është 3 milionë euro më shumë në sezon sesa ajo e Barcelonës.
Njëjtë shkruan edhe AS, që shton se Blaugranat nuk do të futen në luftë, duke ofruar më shumë se Juventusi.
Oferta e tyre për Depay mbetet e pandryshuar dhe shpresojnë që holandezi t’i zgjedhë ata pavarësisht shumës së madhe të ofruar nga Zonja e Vjetër.
Nëse nuk arrihet Depay, do të ishte një goditje tjetër e rëndë për katalanasit, që humbën Georginio Wijnaldumin- i cili u bashkua me PSG-në.
