Superiorja dhe Kategoria e Parë rikthehen sot në fushë dhe në plan janë takime mjaft të rëndësishme. Sot pre orës 16:00 nisin duelet e fazës së katërt në kampionatin elitar të futbollit në vend dhe Partizani ka mundësinë të marrë vendin e parë dhe të vërë në presion Teutën.
“Demat e kuq” presin Kastriotin dhe objektivi i vetëm janë trë pikët. Krutanët nga ana tjetër kanë nevojë për pikë, që të sigurojnë sa më parë mbijetesën. Takimi tjetër luhen në Elbasan dhe Tirana në rast fitoreje vë në presion Laçin e vendit të katërt. Gjithsesi me Kukësin nuk do ta ketë të lehtë sot.
Në Kategorinë e Parë sytë janë në Burrel, aty ku vendasit presin Korabin dhe një fitore do u bënte shumë punë për të mbajtur vendin e parë dhe për të nxjerrë jashtë gare skuadrën rivale. Në kryeqytet luan Dinamo, që e ka detyrim triumfin me Vorën dhe shpreson që matjanët të ndalen për të përfituar.
Në grupin A janë në program edhe dy ndeshje në “play-out”. Erezni pret Partizanin B dhe do kërkojë fitoren e qetësisë, sikurse edhe Besëlidhja në shtëpi kundër Veleçikut të vendit të fundit. Në grupin B sot luhet vetëm Turbina-Flamurtari.