Kategoria e parë/ Finalja e madhe dhe duele për mbijetesë, katër sfidat interesante të ditës së sotme

Sot do të zhvillohen katër takime të Kategorisë së Parë.

Me fillim nga ora 17:00 do të luhet finalja e madhe e Kategorisë së Parë që do të përcaktojë dhe fituesen të këtij edicioni. Në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet sfida Dinamo-Egnatia, e cila pritet të jetë një ndeshje e luftuar për të triumfuar dhe shpallur si kampione e Kategorisë së Parë.

Me fillim nga ora 15:00 do të luhen tre takime. Në zonën “Play Out” të Grupit A do të luajnë Oriku-Partizani B dhe Erzeni-Veleçiku. Ndërsa në fazën “Play Out” të Grupit B do të luajë Elbasani-Flamurtari e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Peqinit.

SFIDAT E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË E PARË :

FINALJA E KATEGORISË SË PARË :

DINAMO-EGNATIA | 17:00

SFIDAT E ZONËS “PLAY OUT”, GRUPI A :

ORIKU-PARTIZANI B | 15:00

ERZENI-VELEÇIKU | 15:00

SFIDA E ZONËS “PLAY OUT”, GRUPI B :

ELBASANI-FLAMURTARI | 15:00


Shtuar 22.05.2021 10:57