Getinjo rrëfen si asnjëherë dramën e tij: Abortoi fëmijën që prisnim dhe iku (VIDEO)

Reperi i njohur Getinjo ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Prive” në rubrikën “5 datat”, ku ka folur rreth 5 datave më të rëndësishme të jetës. Ai veçoi vitin 2011 kur ka bërë këngën e parë me videoklip. Mirëpo, kjo këngë simbolizon shumë më shumë për të, sepse në tekst ai tregon historinë e dashurisë me një vajzë, e cila kishte mbetur shtatzënë. Për arsye që reperi nuk i tregoi ata nuk mundën të jetonin romancën dhe vajza në fjalë e abortoi fëmijën. Getinjo tregoi se prej atij vitin nuk e ka parë më atë, teksa shtoi më tej se kënga u publikua pa dëshirën e tij nga studio ku ishte regjistruar.

“Është e bazuar në histori të vërtetë. Atë vajzën nuk e kam parë më kurrë, ka iku jashtë vendit. Ajo e ka abortuar nga informacionet që kam. Këtë këngë e kam bërë vetëm për t’ia çuar asaj jo për ta publikuar. Kënga doli pa pëlqimin tim nga studio ku e kisha regjistruar.”

Ndër 5 datat më të rëndësishme ai veçoi kthimin në Kosovë në 2000 me familjen pas 10 vitesh qëndrim në Gjermani. Më pas përmendi vitin 2012, kur ka realizuar koncertin e parë në Prizren dhe gjejeni pak sa para ka marrë. 500 euro. E me siguri tanimë kësaj shifre i janë shtuar edhe shumë “0”. 18.12.2018- është data kur Hana erdhi në jetë dhe Getinjo u bë xhaxha për herë të parë. Kjo është një nga datat më të rëndësishme të jetës së tij. Por, a është i gatshëm ai të bëhet baba? Po, por thjesht nuk do të nxitohet. Dhe data e fundit, por jo nga rëndësia, rikthimi në Gjermani në 2020. Dy dekada pas largimit, vitin e kaluar Getinjo u rikthye në Gjermani. Takimi me mësuesit dhe shokët e shkollë është për reperin një kujtim tejet i bukur.


Shtuar 22.05.2021 10:54