KATAR 2022/ Nisin eleminitaret, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

Eliminatoret e Botërorit Katar 2022 nisin sot me sfida mjaft interesante.

Në Grupin G, Turqia do të sfidojë Holandën në orën 18:00, në një 90 minutësh që pritet të dhurojë emocione të mëdha dhe që do të zhvillohet në stadiumin “Olimpik Ataturk” të Stambollit.

Miqtë e drejtuar nga Frank De Boer janë gjithsesi favoritë jo vetëm në sfidën e sotme, por edhe për t’u pozicionuar të parët në Grupin G, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Mali i Zi, Letonia dhe Gjibraltari.

Në mbrëmje në orën 20:45 do të jetë radha e kampionëve të botës në fuqi të cilët do të nisin fushatën e tyre eliminatore me një sfidë delikate siç është ajo ndaj Ukrainës.

Në “St Denis” në Paris, Mbappe me shokë do të synojnë me të gjitha mënyrat ta nisin me fitore aventurën e tyre në këto eliminatore me shpresën për të siguruar kualifikimin në Katar 2022, kompeticion në të cilin Franca do të shkojë për të mbrojtur trofeun.

Në Supersport do të transmetohet edhe sfida mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit, ndeshje në të cilën portugezët janë favoritë absolutë.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni ndeshjet që do të luhen sot.


Shtuar 24.03.2021 11:09