Përveç garës se kush do të jetë triumfuesi i kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik, klubet “big” të Evropës janë duke “garuar” me njëra-tjetrën se kush ka shënuar më shumë gola.
Duke marrë parasysh vetëm Messin dhe Mbappen, klubi francez e kishte të “sigrutë” vendin e parë. Në Katar do të përballen në finale, duke pretenduar për Kupën dhe titullin e golashënuesit: Messi po ashtu dhe Mbappe kanë shënuar nga 5 gola. Ndërkaq, për të arritur në kuotën e 13 golave kanë bashkëpunuar Neymar dhe Carlos Solar, të cilët kanë shënuar respektivisht 2 gola dhe 1.
Në vendin e dytë me 8 gola është Manchester City, me “qytetarët” që ndajnë shkallën e dytë të podiumit me Barçën. Gjysma e 8 golave të djemve të Guardiolas mbajnë firmën e Julian Alvarez. Ndërsa, për katër të tjerët u kujdesën Akanji, Grealish, Gundogan dhe Foden.
Në vendin e dytë bashkë me Manchester City, klubi “katalanas” krenohet me numrin më të madh të lojtarëve që kanë shënuar, me plot gjashtë lojtarë, Leëandoëski dhe Ferran Torres kanë shënuar nga 2 gola, ndërsa De Jong, Depay, Gavi dhe Christensen kanë brohoritur vetëm në një rast.
Giroud ka “surprizuar” këtë Botëror, teksa ka arritur të shënojë 4 herë, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë Messi dhe Mbappé. Olivier do të përpiqet të rrisë numrin e tij personal në finale. E njëjta gjë vlen edhe për Theo Hernandez, që ka shënuar 1 gol, ndërsa Rafael Leao arriti të gjejë 2 herë rrugën e rrjetës, duke e çuar Milanin në kuotën e 7 golave.
Nëse Cristiano Ronaldo do të kishte pritur disa javë para se të prishte kontratën me “djajtë e kuq”, golat e shënuar nga lojtarët e Ten Hag do të ishin 7. Kryesuesi i golave të United është Rashford, i cili shënoi tre herë, i ndjekur nga Bruno Fernandes me 2 dhe Casemiro me 1.
Vetëm Barcelona, në këtë Botëror, ka arritur të shënojë më shumë lojtarë se lojtarët e Chelsea. Në fakt, Pulisic, Koulibaly, Ziyech dhe Sterling i bashkohen sulmuesit Havertz, autor i 2 golave, ndërsa të gjithë festuan vetëm në 1 rast.
Nëse Kane do të kishte arritur të kthente penalltinë në barazimin e mundshëm ndaj Francës, Spurs do të ngjiteshin disa vende në këtë “tavolinë”. Qendërsulmuesi anglez u ndal në dy gola, ndërsa shokët e tij Perisic dhe Richarlison shënuan respektivisht një dhe tre, duke e çuar në 6 numrin e golave të “londinezëve”.
Në vendin e fundit renditet Atletico Madrid, me 5 gola. Alvaro Morata shënoi 3 gola me kombëtaren e tij, ndërsa Molina dhe Joao Felix kanë kontribuar me nga 1 gol në rrugëtimet e kombëtareve të tyre.
LISTA E PLOTË:
PSG – 13 gola
Manchester City – 8 gola
Barcelona – 8 gola
Milan – 7 gola
Manchester United – 6 gola
Chelsea – 6 gola
Tottenham – 6 gola
Atletico Madrid – 5 gola