E zbulon Conte: Ëndrra e Hakimit është të kthehet te Reali

Achraf Hakimi, një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë momentalisht, pjesë e PSG, ka ëndërr të rikthehet te Real Madridi. Këtë e zbulon një person që e njeh shumë mirë marokenin si, Antonio Conte.

Hakimi iu bashkua PSG-së gjatë merkatos së verës dhe paratë e siguruara nga shitja e tij u shërbyen zikaltërve për të rregulluar bilancin, por dëshira e tij e madhe nuk ka qenë transferimi në kryeqytetin francez. Në kokën e tij ishte një klub tjetër i madh.

“Ëndrra e Hakimit është të kthehet tek Reali i Madridit. Vitin e kaluar vuajti shumë në të dyja ndeshjet përballë Realit. Në takimin e parë gaboi, por më pas iu përvesh punës dhe u përmirësua shumë.”

Përtej dëshirës së futbollistit, në të ardhmen e afërt duket e pamundur që ai të veshë fanellën e bardhë. Marokeni është përshtatur menjëherë në mekanizmat e lojës së PSG-së dhe Pochettino e konsideron element ky për lojën e skuadrës së tij.

Ndoshta pas disa vitesh Florentino Perez mund t’ia plotësojë dëshirën Achrafit për të qenë protagonist në “Santiago Bernabeu”

 


Shtuar 16.09.2021 11:06