Asnjë ndryshim në formatin e saj, Serie A mbetet me 20 ekipe. Përpjekja për një ndryshim nga Interi, Juventusi, Milani dhe Roma rezulton e pasuksesshme. Tashmë Lega Serie A bëri të ditur vendimin për të mos ndryshuar asgjë me anë të një komunikate zyrtare.
Lega Serie A miratoi sot gjatë Asamblesë së mbajtur në selinë e saj në via Rosellini, me anë të dokumentit që përmban propozimet për reformën në futbollin italian, që të mos ketë asnjë ndryshim.
Kujtojmë që nga 20 ekipet aktuale të Serie A, ishin vetëm Inter, Juve, Milan dhe Roma që votuan “pro” ndryshimit, ndërsa 16 ekipet e tjera votuan të kundërtën. /newsport.al/