Drejtuesit e Egnatias kanë marrë një vendim të papritur, i cili u zbulua sot, duke themeluar ekipin e dytë të klubit, Egnatia B, që do të garojë në Kategorinë e Tretë Shqiptare.
Ky zhvillim vjen në një moment pozitiv për skuadrën rrogozhinase, e cila e filloi me sukses rrugëtimin e saj në Champions League, duke mposhtur Petrocub me rezultatin e thellë 6-1 në raundin e parë kualifikues. Tashmë, sfida e radhës është përballja me Celje në turin e dytë.
Të lidhura
None found
Klubi i bën thirrje të hapur të gjithë lojtarëve që kanë dëshirë të bëhen pjesë e këtij projekti, që të kontaktojnë me Egnatian për t’iu bashkuar skuadrës B.
Në njoftimin zyrtar thuhet se KF Egnatia ka kënaqësinë të prezantojë ekipin Egnatia B, i cili do të marrë pjesë në Kategorinë e Tretë Shqiptare. Të gjithë futbollistët e interesuar që synojnë të tregojnë aftësitë e tyre me fanellën bardhejeshile, ftohen të aplikojnë.
