“Kam blerë shtëpi në Spanjë dhe kam mësuar pak spanjisht”, Lewandowski e ka ndarë mendjen

Sulmuesi polak i Bayern Munich është i vendosur për të ardhmen e tij. Ai dëshiron të largohet nga skuadra “bavareze”, dhe të zbresë në Barcelonë.

“Po largohem, sepse dua sfida të reja. Te Bayerni nuk donin të më dëgjonin deri në fund, por diçka brenda meje u fik dhe sinqerisht nuk e prisja atë që ndodhi në muajt e fundit”, u shpreh Leva për Onet Sport.

Skuadrat të cilat po interesohen për shërbimet e polakut janë të shumta, por ai e ka ndarë menjen për t’iu bashkuar Barcelonës.

“Lista e klubeve të interesuara për mua është e gjatë, por po flitet shumë për një klub specifik, sepse nuk po shqyrtoj oferta të tjeea. Kam marrë një shtëpi në Spanjë dhe kam mësuar pak spanjisht,” vazhdon polaku.

Sulmuesi u shpreh se ishte i sigurtë që do të gjente gjuhën e përbashkët me klubin gjerman, për ta lënë atë të lirë një vit para përfundimit të kontratës, duke i dhënë kështu fund eksperiencës 8 –vjeçare.

Kush do të vinte tek Bayerni nëse do ta dinte që mund t’i ndodhte kjo? Ku është besnikëria dhe respekti? Unë kam qenë gjithmonë gati, kam kaluar 8 vite të mrekullueshme këtu, besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme se puna. Gjëja më e mirë do të ishte të gjenim një zgjidhje së bashku.”