Edhe pse jemi në kulmin e Kampionatit Europian, tifozët nuk harrojnë dhe mezi po presin të nisin kampionatet elitare të Europës.
Do të jenë Franca, Gjermania dhe Spanja që do të nisin më shpejt dhe sot u zbardh kalendari i plotë i kampionatit spanjoll i cili nis më 13 Gusht për të përfunduar më 22 Maj të vitit 2022.
Java e parë e La Liga-s do të luhet në tre ditë dhe starti është 13 Gushti teksa edhe më 14 dhe 15 do të jenë ndeshjet e ndarja në orare të ndryshme për shkak të drejtave televizive.
Video/ Tifozja feston fitoren e Zvicrës me flamurin kuqezi në Bern, policia e “thumbon”: Ke marrë të gabuarin
Kampionët e Spanjës në fuqi, Atletico Madrid do ta nisë sezonin e ri në transfertën ndaj Celta Vigos ndërsa rivalët e Real Madrid do të jenë edhe ata jashtë në fushën e Alaves.
Start pak delikat për Barcelonën që do ta nisë menjëherë fort ndaj Sociedad në “Camp Nou” dhe sipas autoriteteve spanjolle stadiumet do të lejohen të paktën në 75% të kapacitetit që të jenë me tifozë.
Java e plotë e parë e Kampionatit Spanjoll:
Deportivo Alavés – Real Madrid
Barcelona – Real Sociedad
Celta de Vigo – Atlético
Mallorca – Real Betis
Cádiz – Levante
Osasuna – Espanyol
Sevilla – Rayo Vallecano
Valencia – Getafe
Villarreal – Granada
Elche – Athletic Club
Ndërkohë kalendari zbardhi edhe ndeshjet e plota ku gjithmonë El Clasico zë vend të veçantë dhe dueli i parë do të jetë Barcelona-Real Madrid në “Camp Nou” më 24 Tetor në javën e 10-të ndërsa e dyta më 20 mars në javën e 29-të.