Ish-ylli I kombëtares braziliane dhe i Milanit, Ricardo Kaka ka folur për mikrofonat e “Rai Sport” pak para se të fillonte shorti i Kupës së Botës.
“Më vjen shumë keq si për Italinë ashtu edhe për Kupën e Botës, sepse një Botëror pa Italinë është për të ardhur keq.
Kjo mospjesëmarrje ngre alarm për futbollin italian. Nga jashtë nuk i shoh të gjitha këto probleme, por gjithmonë ka diçka për të përmirësuar.
Gjithashtu i dërgoj një fat të madh Milanit dhe Maldinit, shpresoj që kuqezinjtë ta mbyllin kampionatin në vendin e parë”, u shpreh Kaka./ h.ll/