Juventusi nuk e harron Morata-n, Allegri insiston ta ketë në Torino

Alvaro Morata ka një javë që stërvitet me Atletico de Madrid pas dy vitesh në huazim te Juventusi. Klubi italian nuk ka dashur të shfrytëzojë opsionin e blerjes që kishte për sulmuesin, për 35 milionë euro, pasi pagoi 10 për secilën vit që ai ishte në huazim. Por siç kemi thënë javët e fundit, kjo nuk do të thotë se në Torino e kanë harruar madrilenin.

Përkundrazi, sepse dëshira e Juventusit është të vazhdojë të llogarisë te Morata , por t’i rikthehet negociatave me Atleticon, të cilët e kanë të qartë se nuk do ta falin sulmuesin. Atletico  ka katër sulmues të tjerë (Joao Felix, Griezmann, De Paul dhe Correa ).

Lojtari spanjoll po punon mirë në Los Angeles dhe në seancën e pasdites të së enjtes ishte shumë i suksesshëm para portës, gjë që i dhuroi atij urimet nga Cholo.

Dëshira e tij është që sezonin e ardhshëm të veshë fanellën bardh e kuq dhe kjo do të ndryshojë vetëm nëse në derën e tij troket Juventusi.

Sipas gazetës ‘La Stampa’ , klubi italian është në kontakt të përhershëm me Andrea Berta, drejtor sportiv i Atletico Madrid, me emrin e Moratas në qendër të bisedave. Allegri, është ai që po insiston më shumë që futbollisti sezonin e ardhshëm të luajë në Torino. /albeu.com/

Álvaro Morata ishte shumë i suksesshëm para portës.


Shtuar 15.07.2022 20:43