Raportet nga Italia kanë bërë që Juventusi të përgatitet të lëvizë për Mason Mount për të zëvendësuar Adrien Rabiot i cili duket se nuk do të rinovojë dhe të kërkojë një ekip të ri në karrierën e tij.
Mesfushori francez, i cili ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2023, nuk do të vazhdojë të jetë lojtar i Torinos, siç tregojnë ngjarjet me klubin që dëshiron ta shesë në janar për të mos e humbur si lojtar i lirë në verë, dhe të mbushë boshllëkun e tij me 23-vjeçarin anglez.
Mount numëron këtë vit me “blutë” e Londrës 21 pjesëmarrje me 2 gola dhe 6 asistime teksa luajti në të katër nga pesë ndeshjet e “luanëve” në Botëror. /G.D albeu.com/