Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, zhvilloi një takim me Matti Nissinen, ish-ambasadorin e Finlandës në Kosovë dhe drejtuesin aktual për Evropën Juglindore dhe Zgjerimin e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës.
Të lidhura
None found
Biseda u përqendrua te zhvillimet e fundit në Kosovë, ecuria e procesit të integrimit evropian dhe ndihma që Finlanda mund të ofrojë për përparimin e Kosovës drejt marrjes së statusit të vendit kandidat.
Zulfaj bëri të ditur se me Nissinen diskutoi gjithashtu për sigurimin e një mbështetjeje më të madhe nga vendet anëtare të BE-së, si dhe për hapat e ardhshëm të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Ishte kënaqësi të takohem këtë javë me z. Matti Nissinen, ish-ambasadorin e Finlandës në Kosovë, i cili tashmë ushtron detyrën e Drejtorit për Evropën Juglindore dhe Zgjerimin e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës”, shkroi Zulfaj në Facebook.
Ai shprehu mirënjohje për miqësinë e Nissinen dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
