Juventusi mund ta largojë Allegrin para fundit të sezonit, madje që sot

Raportime të shumta në Itali konfirmojnë se Juventusi mund të shkarkojë Massimiliano Allegrin para fundit të sezonit, madje që sot (e enjte), pasi klubit nuk i pëlqeu mënyra se si u soll trajneri gjatë dhe pas ndeshjes me Atalantan, por edhe se ata do të ndryshojnë trajner në fund të sezonit.

Sky Sport Italia dhe Fabrizio Romano konfirmojnë se gjigantët e Serie A mund të shkarkojnë taktikun italian para fundit të sezonit, ndoshta edhe sot.

Football Italia raportoi këtë mëngjes se trajneri italian mund të shkarkohet pas shpërthimeve të tij kundër drejtorëve të klubeve dhe redaktorit të Tuttosport mbrëmë në Romë.

Pra, ende nuk dihet nëse Allegri do të jetë në krye të Juves në ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Bolognas të hënën.

Për ironi, trajneri i Bolognas, Thiago Motta, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e klubit ngaa “Allianz Stadium” sezonin e ardhshëm.

Drejtori i Juventusit, Giuntoli ka qenë në bisedime me përfaqësuesit e trajnerit prej disa kohësh dhe gjithsesi do ta shkarkonte Allegrin në fund të sezonit.

Megjithatë, sjellja e Allegrit gjatë finales së Kupës së Italisë kundër Atalantës mund të çojë në një vendim më të shpejtë nga Giuntoli dhe bordi.

Juventusi tashmë ka siguruar një vend në top pesëshen në Serie A, që do të thotë se ata do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/


Shtuar 16.05.2024 18:00