Juventusi konfirmon dëmtimin e një tjetër mesfushori, ja sa do të mungojë

Mesfusha e Juventusit po përgjysmohet ende pa nisur zyrtarisht sezoni i ri.

Torinezët kanë qenë mjaft aktiv në këtë merkato dhe pritej që nisja e sezonit të ishte e vrullshme, si për të dëshmuar kthimin në nivelet më të larta pas një sezoni për t’u harruar.

Së fundmi “Zonja e Vjetër” ka konfirmuar dëmtimin në shpatull të McKennie, pak kohë pasi Pogba dëmtoi ligamentin.

Sipas njoftimit të klubit, mesfushori amerikan do të jetë jashtë fushave për 3 javë./albeu.com


Shtuar 1.08.2022 17:01