Juventusi hidhet në sulm me të gjitha forcat, Donnarumma mund të transferohet këtë verë

Dihet që prej disa kohësh tashmë, Donnarumma nuk po bie dakord me Milanin për rinovimin e kontratës edhe pse klubi po bëm gjithçka është e mundur. Nga kjo situatë raportohet se Juventusi po gati gjithçka që i nevojitet gardianit italian për t’u basgkuar me “zonjën e vjetër” gjatë afatit kalimtar të verës.

Më datë 30 qershor portieri i Milanit del i lirë dhe kuqezinjtë mund të humbasin lojtarin më të vlefshëm të skuadrës, falas. Corriere dello Sport raporton se Juventusi është gati t’i ofrojë një kontratë me 10 milionë euro pagë neto në sezon gardianit të Italisë.

Ky kusht është gjithë ajo që Donnarumma po kërkon nga Milani, që e ka dërguar ofertën e tij deri në 6 milionë euro. Juventusi ka nisur bisedimet me agjentin e portierit, Mino Raiola. Milani flitet se ka arritur marrëveshje me Mike Maignan, portierin e Lille.

 


Shtuar 24.04.2021 17:19