Yuri Kim vizitë të papritur në Fushë-Krujë, takohet me drejtuesit e Policisë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shkuar sot në Fushë-Krujë. Dita e sotme kujtojmë se është heshtje zgjedhore pasi dita e nesërme shënon zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Ambasadorja amerikane ka pirë kafe me disa qytetarë, ndërsa më pas ka takuar drejtuesit e Policisë së Rrethit të Krujës.

Nuk dihet ende arsyeja e vërtetë e kësaj vizite të ambasadores Yuri Kim në Fushë-Krujë, një qyteti i cili njihet për problematika dhe tensione, por deri tani nuk ka regjistruar asnjë incident.

Ditën e nesërme mbahen zgjedhjet e 25 prillit, teksa ambasadorja Yuri Kim do të jetë vetë vëzhguese bashkë me një ekip nga ambasada e SHBA.


Shtuar 24.04.2021 17:18