Sulmuesi gjerman Timo Werner nuk ka arritur të plotësojë pritshmëritë deri më tani tek ekipi i Chelsea dhe mund t’i japë fund aventurës në “Stamford Bridge”.
Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Chelsea po planifikon ta shesë kartonin e ish-anëtarit të Leipzig.
Skuadra e Juventus është destinacion i mundshëm për Werner, pasi ata po kërkojnë një opsion për fazën e sulmit dhe janë duke shqyrtuar edhe emra si Roberto Firmino e Alvaro Morata.
Chelsea kishte tentuar kthimin e Werner te Leipzig në një marrëveshje që do të përfshinte Mukiele, por ky i fundit do të kalojë te PSG.