Juventusi thuhet se është i interesuar për mbrojtësin e djathtë brazilian Yan Couto dhe mbrojtësin e majtë të Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj.
Bianconerët kanë njoftuar tashmë nënshkrimin e Douglas Luiz nga Aston Villa dhe kanë arritur marrëveshje për Khephren Thuram të Nice dhe Michele Di Gregorio të Monza.
Teun Koopmeiners i Atalantës mbetet objektivi kryesor në mesfushën qendrore, por sipas gazetës Tuttosport, Cristiano Giuntoli do të përpiqet gjithashtu të forcojë departamentin e mbrojtjes.
Danilo dhe Andrea Cambiaso pritet të jenë mbrojtësit kryesorë në Allianz Stadium sezonin e ardhshëm, por Zonja e Vjetër kërkon rezerva të mundshme për mbrojtësit brazilian dhe italian.
Me Giovanni Di Lorenzo që pritet të mbetet në Napoli pas emërimit të Antonio Contess, Tuttosport pretendon se gjigantët e Serie A tani kanë vënë sytë te mbrojtësi nën pronësi të Manchester Cityt, Couto.
Mbrojtësi i djathtë brazilian do të kthehet në Etihad Stadium pas një huazimi dyvjeçar te Girona, por ndërsa Juventusi thuhet se është i gatshëm të diskutojë një marrëveshje huazimi, City e vlerëson 22-vjeçarin në 25 milionë euro.
Sipas Tuttosport, reprezentuesi shqiptar Mitaj, aktualisht nën kontratë me Lokomotiv Moskën, mund të jetë më i lirë pasi, mbrojtësi i majtë 20-vjeçar mund të largohet nga kryeqyteti rus për rreth 12 milionë euro.