Super goli i Cuadrados dhe Dybala i japin fitoren Juventusit ndaj Genoas (VIDEO)

Juventusi ka arritur të fitojë përballë Genoas në “Allianz Stadium” në kuadër të javës së 16 të Serie A.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 9 me një super gol të Cuadrados nga goditja e këndit në versionin më spektakolar, ashtu si edhe Calhanoglu ditën e djeshme.

Goli i anësorit do të ishte edhe i vetmi në 45 minutat e para, ndërsa e dyta do të niste me të njëjtin ritëm, edhe pse Genoa tentonte të bënte diçka më tepër për të barazuar.

Dybala do të shënonte golin e dytë dhe të qetësisë në minutën e 82. 2-0 do të ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje që ngjit Junventusin në vendin e 5 me 27 pikë. /albeu.com

 


Shtuar 5.12.2021 22:39