Juventus monitoron mesfushorin francez të cilit i skadon kontrata qershorin e ardhshëm me Manchester United.
Lojtari do të kthehej me kënaqësi në një klub ku spikati si futbollist, por paga, 15 milionë euro, e konsideruar shumë e lartë nga drejtuesit e Juventusit, do të ngadalësonte gjithçka.
Për momentin, raporton edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport, nuk do të kishte kontakte, por vetëm një kërkesë e Zonjës për t’u informuar nëse do të kishte oferta nga skuadra të tjera.
Ideja në Juves do të ishte ofrimi i një kontrate prej 7.5 milionë e gjysmë milionë euro plus bonus për tre vjet, duke arritur kështu shifra të dyfishta. /albeu.com/