Iu bë pritë në hyrje të dyqanit, vdes në vend reperi i njohur

Reperi Young Dolph është vrarë në Memphis, SHBA, ka konfirmuar policia. Një dëshmitar okular tha se muzikanti 36-vjeçar u qëllua nga persona të paidentifikuar teksa po hynte në një dyqan. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje, sipas një postimi në Twitter nga policia e Memphisit.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Adolph Robert Thornton, është mjaft i njohur në komunitetin e Memphis. Albumi i tij i parë, i publikuar në vitin 2016, u titullua “King of Memphis”. Dolph ka qenë në shënjestër e një atentati dhe në të kaluarën.

Në vitin 2017, ai u godit nga plumba të shumtë teksa ndodhej jashtë një dyqani këpucësh në Hollywood, duke marrë plagë në krahë.

 


Shtuar 18.11.2021 11:11