Jo vetëm Nicolo Zaniolo, Juventus shikon tregun e lojtarëve italian për të ndërtuar një projekt Ital-Juve në funksion të së ardhmes dhe interesi për Giacomo Raspadori është i konfirmuar zyrtarisht.
Juventus i ka bërë me dije klubit të Sassuolos se dëshiron shërbimet e djalosht në merkaton e verës dhe Sassuolo nuk ka nguruar t’i përgjigjet.
Sipas “Tuttuosport”, Sassuolo kërkon 30 milionë euro për Raspadorin, një shifër që nuk ulet nën vlerën e dhënë./ h.ll/albeu.com